Flash News

KRYESORE

Pas ditëve me diell rikthehen temperaturat e ftohta, vendet ku do të ketë reshje

Pas ditëve me diell rikthehen temperaturat e ftohta, vendet ku do të

Pas ditëve me shi dhe temperaturave të ftohta në vendin tonë janë regjistruar ditë me diell dhe ngritje temperaturash por kjo nuk do të zgjasë shumë pasi ditët me shi pritet të rikthehen sërish.

Sipas parashikimit të motit nga Meteoalb parashikohet se dita e dielë do të domonihet nga shira në të gjithë vendin. Rrebeshet e shiut do të fillojnë që mbrëmjen e së shtunës dhe do të vazhdojnë dëri pasditen e së dielës. Si pasojë e shirave edhe temperaturat do të kenë një rënie me 3-4 gradë në të gjithë territorin.

“Vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare deri sonte në mbrëmje kur vranësirat shtohen në territor. Edhe e shtuna mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri vonë në mbrëmje kur priten rrebeshe shiu në veri të vendit dhe gradualisht gjatë natës, në të gjithë vendin. E diela, paraqitet me shira të përkohshëm deri vonë pasdite kur pritet përmirësim gradual i motit në pjesën më të madhe të territorit. Shira afashkurtër mbeten prezent në zonat perëndimore. Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm sot dhe të shtunën duke variuar nga 4 ne 27 gradë celcius, por e diela, si pasojë e shirave në vend, sjell rënie me 3 - 4°C në gjithë territorin. Era do të jetë problematike gjatë së shtunës.” – thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Të fundit