Flash News

KRYESORE

Pas dorëheqjes së dy këshilltarëve të ministrit të Brendshëm, një tjetër largim

Pas dorëheqjes së dy këshilltarëve të ministrit të

Këshilltari i Helga Vukajt, ministres teknike të Financave, Asllan Shehra ka dhënë sot dorëheqjen nga ky post. Në vendin e tij është emëruar Eriselda Prishta. 

Gjatë ditës së sotme nga ministria e Brendshme e drejtuar nga Dritan Demiraj dhanë dorëheqjen Muhamet Rrumbullaku dhe Aleks hajdari, dy ish drejtues të policisë që u zgjodhën nga vetë Demiraj si këshilltarë të tij.

Këto janë dorëheqjet e para në nivel këshilltarësh pas marrëveshjes politike të 18-majit mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat Lulzim Basha, ku u emëruan 6 ministra teknikë dhe zëvendëskryeministrja.

Deri tani, asnjë prej ministrave të propozuar nga Partia Demokratike nuk janë larguar nga detyra. Pak ditë më parë u shkarkua drejtori teknik i OSHEE, Haki Mustafa dhe u rikthye në detyrë Adrian Cela. Dorëheqjet vijnë vetëm pak ditë pas mbylljes së procesit zgjedhor.

"Teknikët" 

Ledina Mandia, Zv Kryeministre 

Dritan Demiraj, Ministër i Brendshëm 

Helga Vukaj, Ministre e Financave  

Arben Beqiri, Ministër i Shëndësisë 

Xhuljeta Kërtusha, Ministre i Mirëqenies Sociale 

Mirela Karabina, Ministre e Arsimit dhe Sportit 

Gazmend Bardhi, Ministri i Drejtësisë

Të fundit