Flash News

KRYESORE

Pas dorëzimit të mandatit në Kryesi, Basha paralajmëron protesta në mbarë vendin

Pas dorëzimit të mandatit në Kryesi, Basha paralajmëron

Pas dorëzimit final të mandatit të deputetit në Kryesinë e Kuvendit, kreu i PD, Lulzim Basha paralajmëron protesta në mbarë vendin.

Gjatë fjalës së tij në mbyllje të protestës së sotme në selinë e PD, Basha u kërkoi mbështetësve që të bëhen gati për një valë tjetër protestash pasuese nga Tirana e në rrethe.

“Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, në Shkodër, Korçë, Elbasan, Durrës, Tropojë, Dibër, Sarandë, anë e mbanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë, fitore”, u shpreh Basha, i cili e mbylli fjalën e tij me himnin e flamurit.

Kujtojmë se protesta e u zhvillua e qetë dhe nuk u shënua asnjë incident, ndryshe nga ç’kishte paralajmëruar policia e shtetit.

Të fundit