Flash News

KRYESORE

Pas Durrësit, edhe Vora kërkesë Gjykatës: Njihni mandatin e kandidatit socialist

Pas Durrësit, edhe Vora kërkesë Gjykatës: Njihni mandatin e

Gjykata e Durrësit vendosi t’i njohë mandatin kandidates socialiste Valbona Sako, edhe pse më herët po kjo gjykatë e hodhi poshtë kërkesën e socialistëve për një vendim të tillë.

Pas Durrësit, Partia Socialiste i kërkon Gjykatës së Tiranës të njohë mandatin e kryetarit të bashkisë të dalë nga 30 qershori, Agim Kajmaku.

PS ka dalë me kërkesë zyrtarë ndaj gjykatës së Tiranës, për të njohur Kajmakun si kryetarin e re të Bashkisë së Vorës.

Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Agim Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës, në datën 15 korrik. Ky vendim  u publikua dy ditë më parë.

 

Të fundit