Flash News

KRYESORE

Pas Durrësit, maskat grabisin një automjet në Fushë-Krujë

Pas Durrësit, maskat grabisin një automjet në

Një tjetër grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pak orë pas ngjarjes së ndodhur në Shkozet të Durrësit, ku persona të maskuar dhe të armatosur grabitën një biznesmen duke i marrë rreth 10 mijë euro.

Raportohet se dy persona kanë grabitur makinën e një qytetari nga Kukësi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Thumanës, rreth orës 21:30.

Makina ishte në ecje në momentin që grabitësit i kanë bllokuar rrugën. Ata kanë zbritur me forcë drejtuesin e mjetit dhe më pas janë larguar së bashku me makinën.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit