Flash News

KRYESORE

Pas dy humbjesh radhazi, Arsenal merr fitoren e parë në kampionat

Pas dy humbjesh radhazi, Arsenal merr fitoren e parë në kampionat

Skuadra e Unai Emery ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat duke mundur me rezultatin 3-1 skuadrën e West Ham.

Derbi i Londrës nuk nisi mirë për “topçinjtë”, të cilët u ndëshkuan nga Arnautovic në minutën e 25’. Fillimisht Monreal në pjesën e parë dhe një autogol në fraksionin e dytë të lojës, bënë që Arsenal të merrte për herë të parë avantazhin.

Pak para vërshëllimës së trefishtë Welbeck vulosi rezultatin në 3-1, duke firmosur kështu 3 pikët e para për Arsenal në kampionat.

Kujtojmë që Arsenali në ndeshjen e parë u mundën nga Man.City, ndërsa të dytën nga Chelsea.

Të fundit