Flash News

KRYESORE

Pas dy vitesh, rikthehet Selena Gomez me një dedikim për Justin Bieber: Në dy muaj na zëvendësove

Epoka e re e muzikës së Selena Gomez filloi në mesnatë dhe kënga e saj e parë "Lose you to love me" është një paraqitje emocionale e këngëtares që përfshin gjithë gjendjen që Gomez ka kaluar gjatë vitit që lamë pas.

Gomez reflekton se për të fituar veten e saj dhe për të dashur vetën e saj i duhej ta humbiste "atë". Fansat aludojnë se ky është një dedikim i mirëfilltë për Justin Bieber, ish-të dashurin e parë dhe të vetëm të Selena Gomez.

Në videon e publikuar në Youtube, Selena Gomez shkruan se kënga është për ngjarje jetësore:

"Kjo këngë është frymëzuar nga shumë gjëra që kanë ndodhur në jetën time që nga publikimi i albumit tim të fundit. Unë dua që njerëzit të ndjejnë shpresë dhe të dini që ju do të dilni nga ana tjetër më të forte dhe një version më i mirë i vetvetes".

Bieber dhe Gomez i dhanë fund marrëdhënies së tyre në mars të vitit të kaluar. Direkt pas ndarjes, Bieber filloi të takohej me Hailey Baldëin në qershor. U fejuan një muaj më vonë dhe u martuan në Shtator të 2019.

Selena Gomez nuk tha asgjë në mënyrë të drejtpërdrejtë për marrëdhënien e tyre. Us Weeklly raportoi në shtator të 2019-ës se Gomez akoma është duke u shëruar nga ndarja me Justin, por në fund të fundit beson se kjo ishte për mirë

"Selena e di se është më mirë pa Justin, dhe se është vendimi më i shëndetshëm për të," tha burimi. "Ajo është e hapur për takime, por tani ajo është e përqendruar vetëm në veten e saj dhe duke shijuar jetën në maksimumin e aftësive të saj, dhe duke u rikthyer në selinë që ajo dhe të gjithë njerëzit e saj të afërt e dinin para se të takohej me Justin".

Kënga e Selenës e publikuar në mesnatë (dhe në mëngjes me orën europiane) është komenti i saj i parë publik mbi periudhën e saj të jetës sentimentale që pas ndarjes nga Bieber.

Në një nga vargjet e këngës, Selena thotë: "Në dy muaj na zëvendësove". Kjo sigurisht që është mese e kuptueshme që i drejtohet Justin Bieber pasi fiks brenda dy muajve pas ndarjes nga Selena, ai zyrtarizoi lidhjen me Hailey-n.

Kënga është komentuar si një nga prodhimet më të bukura dhe të arrira të Gomez.

Më poshtë dëgjoni këngën dhe tekstin dhe gjykojeni vetë është apo jo dedikim ndaj Justin Bieber:

Të fundit