Flash News

E-TJERA

Pas eliminimit të Egjiptit, Salah rinovon kontratën me Liverpool-in

Pas eliminimit të Egjiptit, Salah rinovon kontratën me Liverpool-in

Mohamed Salah, nuk arriti ta çonte më tej kombëtaren e tij në Botëror edhe pse arriti të shënonte dy gola në dy ndeshje.

Sipas mediave të huaja, Salah ka rinovuar kontratën e tij me “The Reds” deri në vitin 2023, pas një rritjeje të pagës.

Salah zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës me Liverpoolin, duke qenë pa diskutim një nga futbollistët më të mirë. Për këtë arsye, klubet më të mëdha të Evropës e kishin vënë në shënjestër prej kohësh.

“Rinovimi i Salah është shpërblim për një person që ka kontribuar shumë për skuadrën dhe klubin. Rinovimi tregon qartë që ai beson te Liverpuli dhe Liverpuli beson te ai”, deklaroi trajneri i skuadrës, Jurgen Klopp.

Të fundit