Flash News

KRYESORE

Pas Erion Braçes edhe Niko Peleshi ka kritika për Top Channel: Do të ishte mirë të na pyesje

Pas Erion Braçes edhe Niko Peleshi ka kritika për Top Channel: Do

Mbrëmjen e djeshme, Top Channel publikoi një kronikë me titull “Peleshi mbron helmin; Letra e ministrit për AKU: Mos ndaloni më “Silicon Mix””. Në kronikën në fjalë, Top Channel raporton se kishte zbuluar “një urdhër të ministrit të Bujqësisë që edhe pse kundër analizave shkencore i kërkon AKU-së që të mos e ndalojë më përdorimin e një kimikati duke thënë se është pleh dhe jo pesticid”.

“Në letrën që mban datën 16 maj, ministri Peleshi i dërgon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të mospenguar më hyrjen në doganë të këtij kimikati duke shpjeguar se “Silicon Mix” është një ushqyes për bimët dhe jo pesticide”, thuhej ndër të tjerash në kronikën e Top Channel.

Sot ka reaguar ministria e Bujqësisë.  “Shkresa të cilës i referohet Top Channel, nuk është një urdhër por një korrespondencë e brendshme që kërkon nga AKU të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe vendos referencën korrekte ligjore. Nuk bëhet fjalë për lëndë me përmbajtje pesticidi, referuar kjo edhe listës së BE për lëndët vepruese në përmbajtje të pesticideve (PMB-ve)”, thotë ministria.

Në fund të reagimit, ministria e Bujqësisë, duke ju drejtuar Top Channel, thotë se për të tilla lajme të karakterit teknik, të merret edhe qëndrimi i institucionit përkatës.

“Duke vlerësuar punën që bën media për të rritur ndërgjegjësimin e konsumatorit për çështje që lidhen me sigurinë ushqimore, pa vënë në dyshim qëllimin e mirë të çdo lajmi, do të ishte në të mirë të misionit, etikës profesionale dhe transparencës që të paktën për këto lloj lajmesh që janë të karakterit teknik, të merret edhe qëndrimi i institucionit përkatës. MBZHR është e hapur  për çdo sqarim dhe informacion”, shprehet Ministria e Bujqësisë.

Reagimi i ministrisë së Bujqësisë

Nisur nga lajmi i transmetuar ditën e djeshme nga Top Channel, lidhur me një pleh kimik të lejuar të importohet në Shqipëri, sqarojmë se:

Plehrat EC FERTILIZER, si preparati për të cilin ben fjalë lajmi, sipas legjislacionit në fuqi, Ligji 10 390 datë 3.3.2011, neni 4 pika 2, germa a, lejohen të qarkullojnë lirshëm në treg, pra pa qënë të detyruar të regjistrohen.

Shkresa të cilës i referohet Top Channel, nuk është një urdhër por një korrespondencë e brendshme që kërkon nga AKU të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe vendos referencën korrekte ligjore.

Nuk bëhet fjalë për lëndë me përmbajtje pesticidi, referuar kjo edhe listës së BE për lëndët vepruese në përmbajtje të pesticideve (PMB-ve).

Duke vlerësuar punën që bën media për të rritur ndërgjegjësimin e konsumatorit për çështje që lidhen me sigurinë ushqimore, pa vënë në dyshim qëllimin e mirë të çdo lajmi, do të ishte në të mirë të misionit, etikës profesionale dhe transparencës që të paktën për këto lloj lajmesh që janë të karakrterit teknik, të merret edhe qëndrimi i institucionit përkatës. MBZHR është e hapur  për çdo sqarim dhe informacion. Sfida për të rritur sigurinë ushqimore në vend është e të gjithë shoqërisë. Institucionet kanë detyrën të ndërmarrin politikat dhe masat e nevojshme. Prodhimet shqiptare po eksportohen gjithnjë e më tepër në tregjet e huaja dhe BE, por kemi ende punë për të riparuar probleme të trashëguara në nivel institucional dhe standartesh ligjore.

 

Kronika e Top Channel

Peleshi mbron helmin; Letra e ministrit për AKU: Mos ndaloni më “Silicon Mix”

Top Channel zbulon një urdhër të ministrit të Bujqësisë që edhe pse kundër analizave shkencore i kërkon AKU-së që të mos e ndalojë më përdorimin e një kimikati duke thënë se është pleh dhe jo pesticid. Fermerët e përdorin atë vetëm si pesticid dhe ky kimikat me emrin “Silicon Mix” hyn në kundërshtim me ligjin në tregun shqiptar.

Top Channel zbuloi se si me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, kimikati me emrin “Silicon Mix”lejohet të futet në tregun shqiptar i parregjistruar.

Në letrën që mban datën 16 maj, ministri Peleshi i dërgon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të mospenguar më hyrjen në doganë të këtij kimikati duke shpjeguar se “Silicon Mix” është një ushqyes për bimët dhe jo pesticide.

Ne letër thuhet:

Bllokimi i “Silicon Mix”nuk është bërë konform legjislacionit në fuqi për importin dhe vendosjen në treg të plehrave EC fertilizer, pasi kjo kategori nuk i nënshtrohet regjistrimit sepse është në qarkullim të lirë.

Por në farmacitë bujqesore kjo shitet si pesticid dhe jo si pleh. AKU e ka bllokuar importin e këtij kimikati, megjithatë e gjen lirisht në farmaci, me argumentin se nuk është pleh ushques, por vrasës insektesh që hyn në mënyrë të pakontrolluar dhe certifikuar në treg.

Konfirmimin se bëhet fjalë për një pesticid e dhanë edhe ekspertët e laboratorit që varet direkt nga Ministria e Bujqësisë.

“Silici nuk futet në listën e plehrave domethënë si element teknik i plehrave, siliconi aq më tepër që nuk është pleh”, shprehet Miranda Huta, kimiste.

“Silicon Mix” nga fermeret përdoret në këtë moment për të vrarë inspektet që prekin qershitë. Ai hyn në mënyrë të parregullt ashtu si edhe Methomili që Top Channel denoncoi disa ditë më parë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=HunttyG17QI

 

 

 

 

Të fundit