Flash News

KRYESORE

Pas finales së “The Voice Kids”, Ledion Liço ia dedikon punën e tij dy personave të dashur

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua finalja e “The Voice Kids”, ku fitues u shpall Denis Bonjaku, nga skuadra e këngëtares së njohur, Miriam Cani.

Pas shpalljes së fituesit, moderatori i këtij kompeticioni për fëmijë, Ledion Liço, dha edhe falënderimet e tij për stafin të cilët me punën e tyre arritën të japin më të mirën.

Ndërkohë për punën e tij, ai është shprehur se ia ka dedikuar dy personave më të rëndësishëm për të, Sarës dhe djalit të tij.

“Punën time personale ja dedikoj Sarës dhe tim biri”, ka thënë moderatori.

Të fundit