All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Pas fjalës së kryeministrit reagon Basha: “Rama 2” bën sikur nuk e njeh “Rama 1”, sot paraqitja më boshe e programit

Pas fjalës së kryeministrit reagon Basha: “Rama 2”
All - Paragraf - 1

Pas fjalës së Ramës në Kuvend dhe prezantimit të programit të qeverisë së re ka reaguar kryetari i opozitës Lulzim Basha. Në një deklaratë për median, Basha shprehet se sot ishte paraqitja më boshe dhe sipërfaqësore e programit të Qeverisë së re.

All - Paragraf - 3

“Ky është realiteti i hidhur i një Shqipërie të shkatërruar. Prej 3 javësh prindërit shqiptar dhe fëmijët janë rraskapitur duke pritur në radhët e gjata për të marrë librat,  që janë më të shtrenjta se vite më parë. “Rama 2” bën sikur nuk e njeh “Rama 1”,por është i njëjti.  Si “Rama 1” dhe “Rama 2” e nisën me premtime farsë.

Fjalimi u përqendrua te Skënderbeu dhe te virtytet e guhës shqipe. Sot ai nuk është aty si drejtor i Institutit, roli i tij dhe përgjegjësia e tij është t’u shpjegojë shqiptarëve se përse në këto vite shkatërroi ekonominë shqiptare.

Ne jemi sot dhe do jemi aty për t’i kujtuar Ramës se koha e shfaqjes ka marrë fund dhe se e vërteta më e dhimbshme është stopimi i integritetit të Shqipërisë, jo për shkak të Bashkimit Europian, por për shkak të krimit, drogës, të aleancës së anti-vlerave, emigracionin masiv që po shkatërron një popull. Misioni ynë është t’i kthejmë shqiptarëve shpresën”, u shpreh ndër të tjera Basha.

LEXO EDHERama kërkon ndjesë të thellë publike: S’do ndodhë më, do ketë shpërblime!

LEXO EDHE: Ambasadori Lu mungoi në betimin e Ruçit, por ndjek sot “live” Ramën në Kuvend

LEXO EDHE: Përplasje në seancën parlamentare, Spaho s’lë Ramën të flasë: “Ka shkelje!” Ndërhyn Vasili

LEXO EDHE: Lufta kundër kanabisit, Rama pranon publikisht rolin e opozitës: Na “shkundi”

Të fundit