Flash News

KRYESORE

Pas Francës dhe Austrisë, virusi kinez mbërrin edhe në një shtet tjetër evropian

Pas Francës dhe Austrisë, virusi kinez mbërrin edhe në

Pas Francës dhe një rasti të dyshuar në Austri, virusi kinez mbërrin edhe në Zvicër.

Mediat vendase shkruajnë se janë identifikuar dy persona me simtomat e coronavirusit, pasi ata ishin kthyer nga Kina.

Dy persona janë duke u trajtuar në Spitalin Triemli të qytetit të Cyrihut, shkruan albinfo.ch, si dhe sqaron se ky fakt është konfirmuar edhe nga menaxhmenti i spitalit të Cyrihut: “Dy persona aktualisht po ekzaminohen në Spitalin e Qytetit Triemli të cilët tregojnë shenja të infeksionit, pas një qëndrimi në Kinë. Dy personat në fjalë janë në karantinë për shkak se Coronavirusi mund të jetë shkaku i simptomave të tyre krahas patogjenëve të tjerë konvencionalë.

Të fundit