Flash News

KRYESORE

Pas ftesës së Nishanit opozita e gatshme për dialog. A jemi në orët finale para Paketës së Shpëtimit të Zgjedhjeve?

Pas ftesës së Nishanit opozita e gatshme për dialog. A jemi

Pas ftesës së Presidentit Nishani për dialog dhe pas reagimit të Kryeministrit Rama, i cili ka shprehur gjithashtu gatishmëri, në tonet e konstruktivitetit ka mbërritur në redaksitë e medias edhe një deklaratë e Koalicionit Opozitar.

Thuhet në deklaratë:

Partia Demokratike dhe i gjithe Koalicioni Opozitar mirepresin ftesen institucionale te Presidentit Nishani per dialog ne funksion te zgjidhjes se krizes se rende politike qe ka mberthyer Shqiperine.

Ndonese shkaktari i kesaj krize Edi Rama me veprimet dhe qendrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave te qytetareve shqiptare, opozita dhe Partia Demokratike kane kerkuar gjithmone rrugen e dialogut te vertete dhe jo fasade per tu bashkuar permes zgjidhjes se ofruar, ne luften kunder krimit, droges, korrupsionit dhe kthimit te shtetit ne garnizon elektoral te pushtetit, qe kercenojne asgjesimin e zgjedhjeve, demokracise dhe stabilitetit.

Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojne gatishmerine e tyre duke ju pergjigjur pozitivisht fteses se Presidentit Nishani.

Të fundit