Flash News

KRYESORE

Pas funeralit të së shoqes, ish-presidenti i SHBA në gjendje të rëndë në spital

Pas funeralit të së shoqes, ish-presidenti i SHBA në gjendje

Pak pas vdekjes së bashkëshortes së tij, Barbara, ish-presidenti i SHBA, George H.W. Bush është shtruar në gjendje të rëndë në spital.

Në moshën 93-vjeçare, Bush është shtruar në spitalin e Huston, pas një infeksioni në gjak. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i familjes Jim McGrath, gjatë një deklarate për medita ditën e djeshme, shkruan CNN, raporton politiko.al.

“Ai është nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe po rikuperohet”, do t’ju informojmë sërish për gjendjen e tij shëndetësore edhe në ditët në vijim”, u shpreh për mediat McGrath.

Megjithatë, burimet konfirmojnë se ish-presidenti është në gjendje kritike, pasi infeksioni nga i cili është prekur i kërcënon jetën, edhe prej moshës së thyer.

Bush zbuloi disa vjet më parë se vuan nga një formë e sëmundjes së Parkinsonit, e cila e ka lënë atë të paaftë për të ecur, kështu që ai lëviz vetëm me një karrige me rrota.

Gjendja e tij u përkeqësua edhe pas vdekjes së gruas së tij, Barbaru Bush pak ditë më parë në moshën 92-vjeçare.

George Herbert Walker Bush, shërbeu si presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në vitin 1993

 

 

Të fundit