Flash News

KRYESORE

Pas fushatës, dy mësues nga Skrapari rindërtojnë shkollën e fshatit

Mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho nga Skrapari, pas fushatës për donacione , pjesë e një programi televiziv muaj më parë, po ndërtojnë shkollën  nga e para.

Fëmijët e fshatit Vëndresh të Skraparit do të kenë një shkollë të re.  Janë vetë mësuesit që kanë publikuar fotot në rrjetet sociale.

"Falenderojmë mbi 200 bamirës, të cilët u bënë pjesë e udhëtimit tonë. E filluam me 10$ për të arritur në 10000$",shkruante një nga mësuesit kohë më parë.

Punimet kanë nisur prej më shumë se 12 ditësh dhe ndërtesa është thuajse drejt fundit, shkruan Ora News.

Duke u përballur me mungesën e investimeve nga shteti, dy mësuesit morën vetë iniciativën.

Të fundit