Flash News

KRYESORE

Pas gatimeve shqiptare, Bebe Rexha poston fotot e fëmijërisë nga vizita në Shqipëri

Pas gatimeve shqiptare, Bebe Rexha poston fotot e fëmijërisë nga
Bebe Rexha është shumë e lidhur me Shqipërinë. Vazhdimisht ajo e tregon me krenari origjinën e saj. Po ashtu, shpesh i tregon fansave dhe ndjekësve të saj se sa shumë i pëlqejnë traditat, muzika dhe ushqimi shqiptar. Këto kohë karantine, ushqimi shqiptar ka qenë një ndër gatimet që ka bërë më së shumti Bebe. Ndërsa mbrëmë, këngëtarja me famë botërore është ndjerë nostalgjike dhe ka postuar fotot nga fëmijëria, të realizuara nga vizita e saj në Shqipëri. “Kthehem pas në kohë te kjo prerja e shkurtër e flokëve që e bëra kur isha në udhëtim në Shqipëri, tërhiqe për ta parë se sa të gjata i kisha flokët para se t’i shkurtoja,”- shkruan Bebe Rexha.

Të fundit