Flash News

KRYESORE

Pas Genta Kaloçit, “godet” edhe Arben Duka: Ua dimë trimërinë të përndjekurve dhe gjithë sorollopit të tyre. Këta duhen rrahur sa janë kulishë

Pas Genta Kaloçit, “godet” edhe Arben Duka: Ua dimë

Genta Kaloçi dhe Arben Duka kanë disa gjëra të përbashkëta. Të dy i thonë vetes poet, janë komunistë dhe urrejnë ata që kundërshtojnë komunizmin, pra shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

Pas shkrimit ç’njerëzor të Kaloçit, e cila i gëzohej vdekjes së disa fëmijëve vetëm sepse prindërit e tyre tregojnë të vërtetat e dhimbshme të komunizmit, është Duka që publikon në gazetën ‘Dita’ një shkrim të ngjashëm kundër ballistëve, zogistëve dhe ajo që është më skandaloze, kundër të përndjekurve në sistemin diktatorial të Enver Hoxhës.

“Unë them se këta derra duhen futur në tharkë dhe duhen gdhendur mirë. Ne ua dimë trimërinë ballistëve, zogistëve, të përndjekurve dhe gjithë sojit e sorollopit të tyre. Këta duhen rrahur tani sa janë kulishë, se po u bënë sa Saliu nuk ke ç’u bën më. Pres që qeveria të reagojë, ndryshe këtej e tutje nuk do ta kenë mbështetjen time dhe ndofta as të mijëra veteranëve”, shkruan Arben Duka.

Me këtë deklaratë, Arben Duka nuk merr parasysh dhimbjet e mijëra shqiptarëve që janë përndjekur në komunizëm vetëm për një fjalë goje apo për gjëra krejt banale, pa përmendur ata që kanë vuajtur për akuza politike.

Numri i këtij “soji dhe sorollopi” që sulmohet nga Duka, llogaritet në 59,009 shqiptarë të cilët janë internuar në kampe përqëndrimi; 34,135 të tjerë që janë burgosur dhe dënuar për arsye politike; 6.027 që janë vrarë në atë sistem.

Komunistët presion Ramës dhe Xhafajt: Arrestoni demokratët ose do humbisni më shumë se 200 mijë vota

Të fundit