Flash News

KRYESORE

Pas gjermanes BILD dhe amerikania VICE: Shqipëria, narko-shteti i parë në Europë

Pas gjermanes BILD dhe amerikania VICE: Shqipëria, narko-shteti i parë

"Tregtia e drogës nuk është diçka e re; është një zanat i vjetër në Shqipëri. Pavarësisht faktit se është një vend i NATO-s dhe aplikues për t'u bërë anëtar i BE Shqipëria është bërë narkoshteti i parë i Europës", shkruan revista amerikane VICE.

VICe kujdeset që të sjellë një përkufizim të termit narko-shtet duke përdorur përcaktimin e kësaj fjale të Fondit Monetar Ndërkombëtar: Një shtet ku të gjitha institucionet legjitime penetrohen nga pushteti dhe pasuria e tregtisë ilegale të drogës. Si Venezuela, Guinea-Bissau dhe Afganistani, Shqipëria është deri në gjunjë me paratë e drogës, vazhdon media amerikane.

Një raport i Departamentit të Shtetit i vitit 2018, e përshkruan Shqipërinë si strehë e 'korrupsionit alarmant, institucioneve të dobëta ligjore dhe kushtetuese dhe kontrollit të dobët kufitar" dhe me trafikun e drogës, evazionin fiskal, trafiqet dhe si krimet më me përfitime në vend, citohet më tej.

Droga është biznes këtu.

Varianti anglisht këtu. Politiko do të sjellë një përkthim të plotë në vazhdim

Të fundit