Flash News

KRYESORE

Pas Hasës, mazhoranca përjashton nga Kuvendi edhe dy deputetë të PD

Pas Hasës, mazhoranca përjashton nga Kuvendi edhe dy deputetë

Byroja e Kuvendit, me votat e mazhorancës, ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë nga seancat plenare dy deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Gent Strazimiri. Vendimi është marrë pas përplasjeve në seancën e sotme.

Socialistët kishin kërkuar gjithashtu përjashtimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës nga punimet e Kuvendit, por Byroja ka dhënë vetëm vërejtje. E njëjta kërkesë ishte bërë nga opozita kundër kryeministrit Edi Rama, por Byroja nuk e ka marrë në konsideratë.

Ditën e djeshme ishte deputeti demokrat Endri Hasa që u përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, për shkak se gjuajti me vezë kryeministrin Edi Rama.

Të fundit