Flash News

KRYESORE

Pas humbjes me Kosovën, Panuçi “ndjek” taktikën e De Biasit kundër Ukrainës

Pas humbjes me Kosovën, Panuçi “ndjek” taktikën e

Pas disfatës me Kosovën pak ditë më parë, trajneri i Kombëtares kuqezi, Christian Panuçi, duket se ka vendosur që këtë herë t'i bëj gjërat ndryshe.

Në seancat stërvitore që tekniku italian ka zhvilluar është vënë re se ai ka testuar një skemë të re, nën modulin 4-1-4-1, një taktikë kjo që përdorej shpesh nga tekniku paraardhës i Panuçi-t, Gianni de Biasi.

Edhe pse njëmbëdhjetëshja titullare nuk është vendosur ende, nisur nga aktivizimi i lojtarëve në seancat stërvitore mendohet se porta do t'i besohet Etrit Berishës.

Titullari pritet t'i besohet Elseid Hysaj nga e djathta së bashku me Federik Veseli nga e majta, të mbështetur nga Gjimshiti dhe Mavraj në qendër.

Në repartin e avancuar, Lenjani, Ndoj, Ramadano dhe Roshi do të mbështesin sulmuesin e vetëm Rey Manaj, ndërkohë që pas tyre pritet të aktivizohet Sabjen Lilaj.

Në pamje të parë duket si një formacion që premton megjithatë do të jenë 90 minutat e atij takimi, që do të vendosin nëse Panuçi ka "qëlluar në shenjë" këtë herë apo jo.

Të fundit