Flash News

KRYESORE

Pas humbjes me Napolin, Allegri: Sfida me Interin vendimtare

Pas humbjes me Napolin, Allegri: Sfida me Interin vendimtare

Pas humbjes 0-1 kundër Napolit, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është shprehur se tashmë duhet ti kushtojnë rëndësi përballjes së rradhës, asaj kundër Interit.

Ai gjithashtu është shprehur se ndeshja e djeshme ishte ‘e tmerrshme’, pasi munguan rastet për gol.

Allegri ka theksuar se bardhezinj vazhdojnë të jenë në krye të klasifikimit, por ndeshja me Interin është vendimtare për këtë sezon për të mbajtur kryesinë e Serie A.

“Ishte një ndeshje e tmerrshme nga të dy skuadrat, munguan rastet për gol. Ne kishim disa vështirësi, por duhet të tregoheshim më të kujdesshëm në fund. Tani kemi një ditë pushim, pastaj kemi një javë për t’u përgatitur për atë që unë mendoj se është ndeshja vendimtare e sezonit, ajo ndaj Interit. Ne ende jemi në krye të tabelës”, ka thënë tekniku i bardhezinjve për mediat italiane.

Përballja Inter-Juventus do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45.

Të fundit