Flash News

KRYESORE

Pas humbjes së zgjedhjeve, ja sa lekë duhet të kthej PD në KQZ. PS dhe LSI përfitojnë miliona

Pas humbjes së zgjedhjeve, ja sa lekë duhet të kthej PD në

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Demokratike dhe Partia Republikane duhet t’i kthejnë buxhetit të shtetit një pjesë të fondeve që iu akorduan për zgjedhjet parlamentare.

Bëhet me dije se PD duhet t’i kthejë buxhetit të shtetit 1.7 milionë lekë të rinj, ndërsa Partia Republikane 2 milionë lekë të rinj.

Pjesë e listës së partive të cilat duhet t’i kthejë buxhetit të shtetit para janë edhe 11 parti të vogla përfshirë dhe Frymën e Re Demorkatike të Bamir Topit që duhet të kthejë në buxhet 1.1 milionë lekë dhe Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, duhet t’i kthejë shtetit rreth 470 mijë  lekë. 

Sfida, Aleanca Demokratike, Partia Aleanca Demokristiane, Partia Komuniste e Shqipërise, Partia Aleanca Popullore për Drejtësi, Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar do  t’i kthejnë  buxhetit  325 mijë lekë, aq sa iu akordua nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve paradhënie për fushatën elektorale.

Teksa partitë me rezultate të dobëta penalizohen,  Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do t'i shtojë fondet partive që u rritën në zgjedhjet e 25 qershorit. 

Vetëm 6 parti përfitojnë fonde shtesë nga buxheti i shtetit.

Partia Socialiste do të marrë 2.8 milionë lekë,  Lëvizja Socialiste për Integrim do të marrë 1.3 milionë lekë,  Partia e Shpëtim Idrizit PDIU-ja 1.4 milionë lekë shtesë,   PSD-ja e Skënder Gjinushit  223 mijë lekë, ndërsa Libra e  Ben Blushit 501 mijë lekë shtesë  nga buxheti i shtetit. 

Në total për partitë me rezultat pozitiv krahasuar me vitin 2013, do të ndajnë midis tyre fondin prej 6.3 milionë lekësh.

Ndërkohë në relacionin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve një votë e krahasuar me numrin e zgjedhësve që votuan më 25 qershor vlen 42  lekë. 

 

 

Të fundit