Flash News

KRYESORE

Pas incidenteve të pahijshme, Singapor pezullon mësimin në Zoom

Pas incidenteve të pahijshme, Singapor pezullon mësimin në Zoom

Ashtu si shumë vende në gjithë botën, edhe Singapor ka mbyllur shkollat për shkak të koronavirusit dhe mësimi u zhvendos online.

Sipas medieve të huaja, një mama është ankuar se gjatë mësimit të gjeografisë, me programin Zoom në ekran, janë shfaqur disa imazhe te pahijshme dhe vajzës së saj i është kërkuar të performojë akte seksuale.

Gjatë orës së mësimit online në “Zoom” të lëndës së gjeografisë me rreth 39 nxënës, aplikacioni u hakua dhe u shfaqën dy burra kaukazian, të cilët bënë komente të pahijshme.

Sigurisht, që ora e mësimit u ndalua menjëherë por si masë paraprake mësimi është pezulluar në aplikacionin “Zoom”.

Ministria e Arsimit aktualisht po heton të dy shkeljet dhe do të paraqesë një raport të detajuar policor.

Të fundit