Flash News

KRYESORE

Pas Jul Dedës dhe Agron Llakajt një tjetër ish-aktori i “Portokalli” tregon arsyen e largimit: Sherr banal

Pas Agron llakajt dhe Jul Dedës, edhe një tjetër aktor i “Portokalli” ka treguar arsyen e largimit. Bëhet fjalë për Ervin Bejlerin, i cili në emisionin “Një kat më lartë në “In Tv” është shprehur se ka patur një sherr banal me  Altin Bashën.

 Pas asaj përplasjeje, që imagjinojmë duhet të ketë qenë e ashpër verbalisht, Basha, sipas Ervinit, kishte vendosur kushtin "o unë, o ai”.

Drejtuesit zgjodhën regjisorin dhe aktori duhet të linte spektaklin. Ervini ka thënë në Intv që, megjithatë, drejtuesit e televizionit, pas tri javësh e kontaktuan për t'u rikthyer,por ai nuk pranoi. Që nga ajo kohë Ervini është angazhuar në role në filma dhe në teatër.

Të fundit