Flash News

KRYESORE

Pas Juventusit, ekipi i Lion skualifikon edhe Manchester City-n

Pas Juventusit, ekipi i Lion skualifikon edhe Manchester City-n

Pas turpërimit të Barcelonës e cila u mund me rezultatin 2-8 nga Bajerni, vijojnë të papriturat në Champion League.

Këtë herë ka qenë ekipi anglez i Mançester Sitit që është skualifikuar nga klubi i Lionit.

Fitorja ndaj skuadrës së Guardiolës i ka siguruar ekipit francez një biletë për në gjysmëfinalen e trofeut më të rëndësishëm për klube, ku do të ndeshet me Bajernin.

Djemë e Rudi Garsias triumfuan me rezultatin 1-3 ndaj City-t falë golit të Kornet dhe dopietës së Dembele.

Për anglezët realizoi De Bryjn, i cili vendosi përkohësisht baraspeshën, por pa mundur të shmangë këtë eliminim dramatik.

Kujtojmë që kjo është surpriza e dytë e Lionit, pasi më herët eliminuan Juventusin, falë golit në fushën kundërshtare.

Të fundit