Flash News

KRYESORE

Pas kalimit të pronësisë te turqit, nga Universiteti i Nju Jorkut largohet edhe pedagogu i njohur

Pedagogu Ermal Hasimja ka vendosur të largohet nga Universiteti i Nju Jorkut, ku ishte angazhuar për 8 vite. Hasimja konfirmoi largimin vetëm dy ditë pasi u publikua lajmi se ky universitet është blerë nga Fondacioni Maarif, i afërt me pushtetin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Vetë Hasimja nuk e lidh largimin me ndryshimin e pronësisë së universitetit, ndonëse komentet që i janë bërë në statusin e tij janë të shumta.

“Pas 8 vitesh vendosa të mbyll angazhimin tim në Universitetin e Nju Jorkut. Falenderoj kolegët dhe administratën për bashkëpunimin dhe miqësinë. Si dhe studentët pēr kureshtjen dhe atmosferën”, shkruan Hasimja.

Të fundit