Flash News

KRYESORE

Pas katër vitesh LSI i rikthehet ngjarjeve të 2011, Çuçi: Shqipëria nuk fitohet me blloqe dhe numratorë celulari

Pas katër vitesh LSI i rikthehet ngjarjeve të 2011,

E ftuar në Top Story deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj i është rikthyer përplasjes së vjetër të PS dhe LSI në vitin 2011.

“Në 2011 kur Edi Rama tentoi të merrej me lSI dhe me kreun e saj Ilir Meta vërtetoi se humbjen e pati të dhimbshme, dhe nuk e kuptoj pse tenton përsëri për të provuar të njëjtën humbje të dhimbshme”-tha ajo.

Kujtojmë se Nga Gjirokastra ku PS pati takimin e saj me qytetarët, i deleguar i Kryesisë së Partisë Socialiste në këtë qark Bledi Çuçi ka deklaruar se fitorja e kësaj force do të vijë nga projektet dhe jo duke i marrë qytetarët nga telefoni.

Kjo ishte një deklaratë e cila sigurisht vinte në drejtim të LSI.

“Numra celulari merrni sa të doni, edhe ne kemi numra celulari, por ne nuk bëjmë fushatë dhe nuk ndërtojmë Shqipërinë me blloqe dhe numeratorë celulari. Ne ndërtojmë Shqipërinë me libra projektesh dhe punësh dhe për këtë kemi dhënë prova këto 44 muaj dhe do japim prova edhe 4 vjeçarin e ardhshem, ku do transformojmë Gjirokastrën dhe gjithë Shqipërinë në një vend të denjë europian”, nënvizoi z.Çuçi.

Të fundit