Flash News

KRYESORE

Pas katolikëve edhe ungjillorët: jemi me studentët

Vëllazëria Ungjillore shqiptare ka reaguar me një deklaratë për mediat ku shpreh mbështetjen për protestat studentore që kanë përfshirë vendin prej nëntë ditësh.

"Edhe ne Ungjillorët përshëndesim këtë impuls jete të drejtë për arsim me dinjitet", thuhet në deklaratën e AUSh. Aty vijohet me vërejtjen se 'përdhosja e vlerave të respektit për dijen dhe kulturën nga pasioni për paranë apo arroganca autoritare është e papranueshme në institucionin e arsimimit të kombit'.

Deklarata e Ungjilorëve mbyllet me thirrjen:

Zëri i rinisë, tani, duhet përkthyer në marrëveshje veprimi dhe ne inkurajojmë aktorët e shumtë të shoqërisë dhe qeverisë, të mobilizohen për qartësim hapash drejt zgjidhjes me mirëkuptim, dashamirësi dhe përkushtim.

Të fundit