Flash News

KRYESORE

Pas kërcënimit ndaj turistes së huaj, pendohet pronari i hotelit në Ksamil: Më fal, isha i dehur

Tre ditë më parë, Politiko.al denoncoi rastin e një turisteje hungareze, e cila kishte ardhur për pushime në Shqipëri së bashku me vajzën 10 vjeç dhe kishte zgjedhur për disa ditë plazhin e Ksamilit.

Pasi hungarezja u njoh me kushtet e hotelit, ajo e anuloi prentomin e dhomës, çka shkaktoi zemërimin e pronarit të hotelit. Ky i fundit i dërgoi një mesazh kërcënues në ‘Facebook’, ku e paralajmëronte për pasoja.

Megjithatë, pasi edhe rasti u bë publiku, i riu i ka dërguar një mesazh të dytë turistes, ku i kërkon ndjesë për ofendimet dhe kërcënimet. Ai shkruan se në momentin kur ka dërguar atë mesazh ka qenë i dehur dhe i kërkon hungarezez ta mirëkuptoj edhe për shkak të moshës së re.

“Dua të kërkoj falje për gjithçka. Besoje ose jo, unë isha i dehur dhe shumë emocional, por të lutem më mirëkupto edhe si adoleshent. Më vjen keq për ty dhe vajzën tënde”, shkruan i riu.

Pavarësisht se pronari i hotelit kërkoi ndjesë, turistja hungareze është rikthyer në Tiranë dhe ka vendosur që pjesën e mbetur të pushimeve ta kalojë në bregdetin e Greqisë.

Të fundit