Flash News

KRYESORE

Pas kërcënimit të Gjiknurit, vjen “viktima” e parë, jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar

Pas kërcënimit të Gjiknurit, vjen “viktima” e

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika paraqet dorëheqjen pranë ministrit të Industrisë dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri. Ky është “viktima” e parë pas thirrjes së ministrit për përmirësimin e sistemit rrugor, pastrimin e rrugëve nga ndërtimet dhe reklamat.

Burimet i thanë Ora News se ministri Damian Gjiknuri ka liruar nga detyra Ylli Spahinë, i cili mbante postin e Drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor Ndërkohë  Dashamir Xhika, i cili mbante postin  e drejtorit të Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka paraqitur sot dorëheqjen tek ministri Gjiknuri

Sot në mëngjes Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka deklaruar se do vijojë operacioni për pastrimin e objekteve të paligjshme nga nyjet dhe akset kombëtare. “Do hiqen njësitë tregtare e tabelat e reklamave dhe do ketë një zbatim rigoroz përcaktimeve te Kodit Rrugor. Keni 15 dite kohe t’i hiqni vullnetarisht. Në përfundim të afatit do ndërhyhet në terren. Operacioni do te zhvillohet ne disa faza, duke nisur nga pastrimi i akseve tek disiplinimi i hyrje-daljeve”- tha Gjiknuri.

 

 

Të fundit