Flash News

KRYESORE

Pas Kim Kardashian, edhe Anxhelina Hadërgjonaj braktis shtëpinë nga zjarret

Zjarre masive kanë përfshirë qytetin e Calabasas në Kaliforni dhe shumë banorë të zonës janë detyruar të boshatisin shtëpitë e tyre për t'i shpëtuar rrezikut.

Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e këngëtares së njohur shqiptare Albërie Hadërgjonaj e cila bashkëjeton me mikun e saj Ariel, ka braktisur banesën për të qenë më e sigurt.

Këngëtarja dhe grimieri jetonin në një shtëpi afër lagjes së familjes Kardashian, të cilët gjithashtu kanë evakuuar shtëpinë për të njëjtën arsye.

“Po mundohemi të jemi pozitivë”, shkruan Anxhelina në një postim në "Instgram", teksa po ndiqte lajmet mbi situatën në qytet pas zjarrit.

Të fundit