Flash News

KRYESORE

Pas Kinës dhe Rusisë, Italisë i vjen në ndihmë edhe Kuba, i dërgon 36 mjekë dhe 15 infermierë

Kuba e udhëhequr nga komunistët ka dërguar një ekip mjekësh dhe infermierësh në Itali (i përbërë nga 36 mjekë, 15 infermierë dhe një oficer ) për herë të parë këtë fundjavë për ta ndihmuar në luftën kundër coronavirusit të ri me kërkesën e rajonit më të prekur nga Lombardia.

Ishulli i Karaibeve ka dërguar "ushtrinë e rrobave të bardha" në vendet e katastrofës në të gjithë botën kryesisht në vendet e varfra që nga revolucioni i tij në 1959. Mjekët e saj ishin në vijën e parë në luftën kundër kolerës në Haiti dhe kundër ebolës në Afrikën Perëndimore edhe në vitet 2010.

Megjithatë, kjo është hera e parë që Kuba dërgon një kontigjent emergjence në Itali, një nga vendet më të pasura në botë, duke demonstruar arritjen e diplomacisë së saj mjekësore.

Kjo është brigada e gjashtë mjekësore që Kuba ka dërguar ditët e fundit për të luftuar përhapjen e sëmundjes së re jashtë vendit. Ajo ka dërguar kontigjentë tek aleatët socialistë Venezuela dhe Nikaragua, si dhe Xhamajka, Suriname dhe Grenada.

"Ne të gjithë kemi frikë, por ne kemi një detyrë revolucionare për të përmbushur, kështu që ne heqim frikën dhe e vendosim atë në njërën anë," i tha Reuters Leonardo Fernandez, 68 vjeç, specialist i kujdesit intensiv.

Kuba ka një nga normat më të larta në botë për sa i përket proporcionit të mjekëve për frymë, ndërsa ndihmë për Italinë ka ofruar edhe Kina dhe Rusia.

Nderkohë, në 24 orët e fundit në Itali, 651 pacientë humbën jetën, 5,560 raste të reja u regjistruan, dhe 952 pacientë ishin negativ ndaj virusit.

Numri i përgjithshëm i rasteve me coronavirus në Itali është 59,138. Të vdekurit 5.476, por në të njëjtën kohë, 7,024 njerëz janë shëruar.

Të fundit