Flash News

KRYESORE

Pas Kolumbisë, shqiptarët pa viza në një tjetër shtet amerikano-latin

Pas Kolumbisë, shqiptarët pa viza në një tjetër shtet

Këshilli i Ministrave ka njoftuar se shqiptarët do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza në shtetin e El Salvadorit.

Nuk dihen arsyet e vendimit, duke ditur që dy vendet nuk kanë shkëmbime ekonomike, në një kohë që pa viza mund të udhëtohet edhe në Kolumbi dhe Haiti.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrav

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së El Salvadorit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit