Flash News

KRYESORE

Pas koncertit në Tiranë, reagon këngëtari grek: Njerëzit nuk dëgjojnë këdo që flet. Mbrëmë u dhamë përgjigjen

Ndonëse mes vorbullës së debateve të forta që shpërtheu ditët e fundit në rrjetet sociale, këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis erdhi sërish në Tiranë dhe mbajti një koncert recital.

Edhe pse me një çmim të lartë të biletave, sërish u shitën dhe salla e koncertit në Pallatin e Kongreseve ishte e mbushur plot.

Këngëtari u akuzua nga disa artistë shqiptarë si ‘racist’, pasi vite më parë kur ka qenë anëtar i partisë së ekstremit të djathtë në Greqi, “Agimi i artë”, Sfakianakis mendohet t’i ketë cilësuar shqiptarët si “racë inferiore”.

Pas koncerit, në një postimi në Facebook, këngëtari shkruan se prania e fansave të tij për ta parë “live” ishte përgjigja për të gjithë kritikët.

Kjo ishte përgjigja më e mirë që iu dha të gjithëve, i gjithë “Pallati i Kongreseve” ishte mbushur plot dhe këndonin të gjithë këngët, të gjitha biletat ishin prenotuar.

Unë do të doja t’ju falënderoja të gjithëve, edhe pse nën presion, ishit në koncert dhe kënduat me mua. Ky ishte një vlerësim.

Dhe do të doja të bëja një sugjerim. Njerëzit nuk dëgjojnë këdo që flet nëpër media…

Faleminderit shumë!

Shpresoj që herët tjetër të jetë akoma më mirë, të argëtohemi dhe t’ia kalojmë shumë më bukur.

Faleminderit nga zemra”, shkruan Notis.

Kujtojmë që dhe mbrëmjen e djeshme, këngëtari ndërpreu koncertin për disa minuta, ndërsa u shpreh, “Nuk i kam fyer kurrë shqiptarët. Kanë shtrembëruar fjalët e mia. Ju jeni një komb i lashtë dhe me histori. Veçoj një nga vlerat e kombit tuaj, besën".

Të fundit