Flash News

KRYESORE

Pas Kristal Abazajt, një tjetër talent i Skënderbeut drejt Belgjikës

Ditën e hënë, klubi i Skënderbeu zyrtarizoi shitjen e sulmuesit Kristal Abazaj tek Anderlehti për 750 mijë euro, një shifër relativisht e lartë për nivelin e Kategorisë Supëriore.

Pas Abazajt, mësohet se një tjetër lojtarë i korçarëve është drejt transferimit në kampionatin belg. Fjala është për mesfushorin e talentuar, Jorgo Pëllumbi që luan me Skënderbeun U19 dhe ka qenë i grumbulluar edhe në ekipin e parë nga trajneri Daja.

Politiko.al ka mësuar se 17-vjeçari ka marrë një ftesë nga ekipi i Sint-Truiden për të kryer një provë nga data 30 prill deri më 4 maj.

Klubi belg që drejtohet nga trajneri Jonas De Roek renditet në vendin e 13 në kampionatin vendas me 37 pikë në 30 ndeshje.

 

Të fundit