Flash News

KRYESORE

Pas kritikave për mësuesit e Lindita Nikollës si ‘shpërndarës droge’, Kryemadhi ul tonet: Ti je heroina ime e heshtur!

Pas takimit me maturantët  e Tiranës, ku kryetarja e LSI, kritikoi ashpër mësuesit, duke i cilësuar ata si “shpërndarës droge”, Monika Kryemadhi ka zbutur tonet.

Për të, kjo e sotmja është një ditë e veçantë. Nëna e Kryemadhit ka sot ditëlindjen, të cilës i ka dedikuar një urim të ndjerë.

“Sot ti ke ditëlindjen! Një buqetë me lule do të ishte rutinë, si ajo që bëhet gjithmonë me miqtë për ti uruar.

Buqetën e dashurisë që ti më ke dhuruar, lumin e mirësisë që solle tek unë dhe sakrificat e tua të panumërta për mua nuk mund ti mbledh në një buqetë me lule.

Ti heroina ime e heshtur, që më jep dorën në çdo moment, edhe sot që unë jam nënë, për ty nuk do mjaftonin lulet e të gjitha kopshteve të botës. Të dua shumë mami im!”, shkruan Kryemadhi në facebook.

 

Të fundit