Flash News

KRYESORE

Pas kritikave, reagon Kotzias: Epiri i Veriut s’është yni, po bëjnë lojëra

Pas kritikave, reagon Kotzias: Epiri i Veriut s’është yni, po

Ditën e djeshme një artikull i publikuar në median greke “Protothema” mbi marrëveshjen Shqipëri-Greqi dhe çështjen Çame bëri xhiron e mediave.

Kotzias  ditën e sotme i është përgjigjur kritikave të shumta pas deklaratës së tij, publikuar në këtë media, se “Greqia dha Epirin e Veriut për një Çamëri që nuk ekziston”.

Mediat greke, shkruajnë se Kotzias ka deklaruar që ky territor nuk i përket Greqisë.

“Është qesharake të besohet se Epiri i Veriut i përket Greqisë. Ne duhet të bashkohemi. A i njohim kufijtë e formuar nga Akti Final i Helsinkit? A e njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A i njohim rezultatet e dy Luftërave Botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam t’i referohemi atij”?- është shprehur ai.

Sipas Kotzias, çështja çame nuk ka asnjë diskutim dhe theksoi se nuk duhet të ketë as pretendime territoriale.

Por sipas tij janë disa anëtarë të “Demokracisë së Re” që po bëjnë lojëra, e thonë gënjeshta për  shkëmbimin e Çamërisë me Epirin e Veriut.

http://politiko.al/gazeta-greke-zbardh-paktin-mes-shqiperise-dhe-greqise-fshihen-termat-cameri-dhe-epiri-i-veriut/

 

Të fundit