Flash News

KRYESORE

Pas kritikave të fansave, Kylie "detyrohet" të fshijë postimin me makinën luksozë

Pas kritikave të fansave, Kylie "detyrohet" të fshijë

Pas një ndarje, vajza si Kylie Jenner ngushëllimin e marrin nga blerjet luksoze. Vetëm pak javë më parë, Kylie Jenner u nda nga Travis Scott dhe miliarderja 22-vjeçare bleu një makinë "Bugatti Chiron", të cilën ajo e ka publikuar dhe në rrjetet sociale.

Jenner postoi një video të makinës 3 milionë dollarëshe shoqëruar me figurën e një zemre portokalli. Por fansat nuk e pritën aspak mirë këtë postim të miliarderese, ku një nga ndjekësit shkruan:

“Si mund ta justifikojnë njerëzit blerjen e më shumë makinave seç duhet, kur ka njerëz që nuk mund të ushqehen. E kuptoj që janë paratë e tua dhe i fiton vetë, por nuk e kuptoj faktin që nuk bëni mirë. Paratë që shpenzove me këtë makinë mund të ushqeje një fshat për një vit të paktën.”

Pas kritikave të shumta, 22-vjeçarja është "detyruar" të fshijë postimin e makinës luksoze.

Të fundit