Flash News

KRYESORE

Pas kritikave të Tahirit, Fatmir Xhafaj mbron vetting-un: Synon të pastrojë policinë nga të inkriminuarit dhe të korrptuarit

Pas kritikave të Tahirit, Fatmir Xhafaj mbron vetting-un: Synon të

“Procesi i vettingu-t në policisë është i paanshëm dhe i drejtët që synon largimin nga Policia e Shteti, ata punonjës të lidhur me krimin apo që janë të korruptuar”, deklaroi sot ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në ceremoninë e ‘Ditës së Dëshmorëve të Atdheut’, organizuar në Akademinë e Sigurisë.

Kjo deklaratë e Xhafajt u bë vetëm dy ditë pasi paraardhësi i tij në Ministrinë e Brendshme kritikoi procesin e vetting-ut dhe kërkoi që ky proces të fillonte nga politika.

Në vijim, Xhafaj shtoi se “Policia e Shteti, falë punës së saj është ngjitur sot në sondazhet më të besuara të institucioneve të shtetit. Kjo nuk është rastësi, por fruti i përpjekjeve të punonjësve të policisë për realizimin e detyrave me efikasitet dhe përkushtim dhe rruga e bërë deri këtu nuk ka qenë e lehtë, por ka kërkuar mundë dhe sakrifica”.

“Është plotësisht meritë e punës që statistikat e krimit për vitin 2017 në katër mujorin e parë janë ndër treguesit më të mirë në 20 vitet e fundit. Sot, Shqipëria është jashtë hartës së vendeve ku mbillet dhe kultivohet kanabis, është një vend ku organizata kriminaleve kanë humbur qetësinë e dhe të bërit të biznesit të tyre kriminal. Sot Shqipëria është një vend ku ai që bënë krimi jo vetëm identifikohet por ndalohet dhe arrestohet, thuajse pas kryerjes së veprës kriminale”, tha ai.

Po ashtu Xhafaj tha se “Policia e Shteti ofron qetësi dhe siguri për qytetarët. Në këto vite ne kemi ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe rrënjësore, shpesh kanë për qellim përsosjen profesionale të policisë dhe bashkërendimit të policisë me qytetarët”.

Të fundit