Flash News

KRYESORE

Pas kthimit nga Haga, Haradinaj mbledh qeverinë edhe i dorëhequr:  Kush mendon ndryshe, t’i drejtohet gjykatës

Pas kthimit nga Haga, Haradinaj mbledh qeverinë edhe i dorëhequr:

Ndonëse i dorëhequr, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot, pas kthimit nga Haga do të mbledhë qeverinë.

Pas intervistimit që pati nga Gjykata Speciale, Haradinaj njoftoi përmes rrjeteve sociale se sot ka një ditë të ngjeshur politike, ndonëse ka zëra se ‘rikthimi’ i tij në qeveri është antikushtetuese.

“Të dashur qytetarë,

Sapo u ktheva nga Haga, e nesër vazhdojmë me punë. Pas dorëheqjes sime kam kryer obligimin ligjor pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara. Pafajësinë time nuk mund ta vë në pikëpyetje askush. I kthehem obligimeve të mia në Kosovë. Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë.

Të dashur qytetarë,

Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj. Na priftë e mbara!”, shkruan Haradinaj.

Të fundit