Flash News

KRYESORE

Pas kthimit nga Kina, studentja shqiptare shtrohet në QSUT; ç’thonë mjekët pasi i kryen testin e coronavirusit

Pas kthimit nga Kina, studentja shqiptare shtrohet në QSUT;

Një studente shqiptare e kthyer nga Kina është shtruar ditët e fundit në pavionin e infektivit në QSUT.

Sipas ‘news 24’, pasi mjekët i kanë kryer testin e coronavirusit ka rezultuar se vajza është e prekur vetëm nga një virozë e zakonshme e stinës dhe nuk ka shenja të virusit vdekjeprurës dhe transmetues të coronaviruesit, që deri tani u ka marrë jetën mbi 130 personave në Kinë.

Sipas të njëjtave burime, studentja pritet të lerë së shpejti spitalin. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar zyrtarisht se një rast i dyshuar i kthyer 10 ditë më parë nga Kina ka rezultuar negativ pas testit të coronaviruesit.

Të fundit