Flash News

KRYESORE

Pas Kukësit dhe Ballshit edhe Fushë-Arrëzi: Minatorët përshkallëzojnë protestat, OSHEE lë pa drita qytetin

Nëse me ndërtimin e “Rrugës së Kombit”, ka ‘shpëtuar’ zona verilindore, qyteti i Fushë-Arrëzit  ka njohur vetëm rënie ekonomike. Mbyllja e fabrikave të bakrit ka ndikuar po ashtu në përkeqësimin e gjendjes ekonomike të banorëve.

Para 10 ditësh minatorët e Munellës dhe të Lak-Roshit kanë protestuar kundër koncesionarit, duke hedhur akuza dhe duke u shprehur se do të pershkallzojnë protestat.

I vendosur para varfërisë ekstreme dhe ngritjes së taksave, Veriu i Shqipërisë ka filluar me protestat masive, duke pasuar nga protesta e Kukësit për taksen e ‘Rrugës së Kombit’, nga e cila 11 qytetarë të u lanë sot nën masen ‘arrest me burg’.

Kompania koncensionare e pasurimit të bakrit “Ber Alb” në Fushë-Arrëz, në vitin 2015 mbylli aktivitetin duke lënë 250 punonjës pa punë. Që prej asaj kohe janë zhvilluar protesta të vazhdueshme por nuk është marrë asnjë masë apo reagim për të ndryshuar gjendjen.  Së fundmi, disa nga puntorët janë rikthyer në punë, por me kohë të pjeshme dhe jo me një njoftim zyrtar.

Gjithashtu, ditën e sotme, në Fushë-Arrëz ka pasur ndërprerje të energjisë për rreth 3 orë, pa asnjë njoftim paraprak.  Të ndodhur para protestave të cilat kësaj radhe kanë si pikënisje veriun, qytetarët e Fushë-Arrëzit e shohin këtë si një strategji nga ana e OSSHE-së.

Të fundit