Flash News

KRYESORE

Pas 'kunjave' të Sabriut dhe Mumajesit, reagon Ermali: Më duket i ulët, Flori ka bërë një reagim që nuk i ka hije

Pas 'kunjave' të Sabriut dhe Mumajesit, reagon Ermali: Më

Një  deklaratë e Sabri Fejzullahut ka bërë "lëmsh" gjithë showbizz-in shqiptar. Ai tha në një emision se këngëtarët blejnë klikimet dhe se nuk është normale të arrihen 3 milionë klikime brenda një dite. Dhe për këtë përmendi emrin e Flori Mumajesit.

Flori pastaj reagoi me një postim të gjatë ku thoshte se nuk e priste një reagim të tillë nga Sabriu. Më pas ishte Sabriu ai që ripostoi reagimin e Florit por vetëm më emoji zemre si mbishkrim.

Ka qenë Ermal Fejzullahu ai që ka reaguar më gjatë rreth kësaj çështje, i cili e ka konsideruar veprimin e Florit si të ulët.

I ftuar në "1 kafe me Labin", Ermali u shpreh:

“Më ka ardhur keq për atë që ka ndodhur. Më ka ardhur keq nga të dy palët. Një plak 75-vjeçar ndoshta e nxjerr ndonjë llaf pa lidhje, por më ka ardhur shumë keq nga kolegu, nga Flori, që ka bërë një reagim që nuk i ka pasur hije, duke pasur parasysh moshën, karrierën e tij, zhargonin që e kishte përdorur në atë postimin, më është dukur e ulët. Unë e kam kontaktuar personalisht dhe i kam thënë, të lutem, të kesh parasysh që babai im ka atë moshë, fshije fare atë postim. Më është dukur shumë gjest i ulët. Mirëpo sido që të jetë, jeta është e gjatë, i uroj atij sukses edhe shëndet.”

Të fundit