Flash News

KRYESORE

Pas Kuvendit Kombëtar të PD, më kë e nisi ditën sot Lulzim Basha

Ndonëse pas një dite të ngjeshur nga Kuvendi Kombëtar i PD, ku në mënyrë unanime u miratuan ndryshimet statutore pas një pune disa mujore, kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme, duke pirë kafen e mëngjesit me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Dy liderët e opozitës janë fotografuar nga opinion.al këtë mëngjes në ambientet e hotel “Rogner” nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa Kryemadhi kujtojmë se dje ishte pjesë e Kuvendit të PD.

Nuk dihet se përse vjen ky takim vetëm një ditë pas punimeve të Kuvendit, ku u vendos miratimi i statutit të ri të PD, por ajo që bie në sy është se Basha i veshur me një kostum prej zyrtari dukej krejt i qetë dhe i çlirët, pas një dite të ngjeshur, siç ishte ajo e djeshme për demokratët.

Të fundit