Flash News

KRYESORE

Pas lajmeve të ndarjes, reagon Albi Nako: Marrëdhënia me Albën vazhdon njësoj

Ende pa u konfirmuar lidhja nga dyshja Alba Hoxha- Albi Nako, dolën lajmet se ata të dy janë ndarë. Shumë media shkruajtën se dy balerinët janë ndarë pasi nuk ndiqeshin më në rrjetin social ‘Instagram’. Madje shkak për këtë vendim, u tha se ishte mosdëshira e prindërve të Albit, për ta pranuar Albën si nusen e tyre të ardhshme.

I ftuar sot në "Rudina", Albi foli dhe mbi këto lajme. Ai u shpreh se raportet me Albën janë njësoj si ma parë dhe ata janë miq shumë të mirë. Përsa i përket mosndjekjes në ‘Instagram’, Albi dha këtë arsye:

“Me Albën kemi një raport korrekt profesional dhe miqësor. Lajmet që kam lexuar në portalet ishin të bazuara mbi atë çfarë panë në ‘Instagram’. Por që të mos ndiqeshim më në ‘Insta’ ishte një pakt që ne e bëmë bashk që të mos i merrnim fansat njëri tjetrit.”

Ndërsa lidhur me lajmet me mospëlqimin e prindërve të tij për Albën, ai u shpreh se janë qesharake:

“Pastaj pjesa e prindërve ishte qesharake. Unë jam i rritur mjaftueshëm për të vendosur vetë në të tilla situata. Di të them që ne të dy jemi miq të mirë, bashkëpunëtorë të mirë dhe marrëdhënia vazhdon po njësoj."

Të fundit