Flash News

KRYESORE

Pas lajmit për debatin, Marjana Kondi tregon ballafaqimin me Mirela Kumbaron: Nuk mund të rrija pa ja thënë dy fjalë

Ditën e sotme në media u publikua një lajm që lidhej me një debat të zhvilluar mes aktores Marjana Kondi dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Për këtë ka reaguar dhe vetë aktorja, e cila, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, tregon takimin me ministren Kumabro.

“Njëherësh me urimin për Festën e Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë do doja të bëja dhe një sqarim publik për një lajm në portalin Ballkanweb lidhur me Ministren e (pa) Kulturës.

Është e vërtetë fakti se tentova ta shmang takimin me të dhe ktheva kokën për të mos u ballafaquar(se më shkon dita ters),por e kisha të pamundur pasi mu gjend përballë dhe nuk mund të rrija pa ja thënë dy fjalë për "zonjën" që të heq nga puna natën dhe të qan hallin ditën.

Njëherësh dua të bëj me dije se nuk ka pasur dhe nuk e çoj ndërmënd

një konflikt fizik me të dhe askënd tjetër (levat e saj)...”, shkruan Kondi.

Të fundit