Flash News

KRYESORE

Pas lajmit që ishte në një lidhje me Stresin, Fifit nuk po i ecin gjërat dhe aq mirë

Ditën e djeshme një lajm që reperi Stresi dhe Fifi kishin qenë në një lidhje u paraqit thuajse në të gjitha mediat online. Fifi është një nga ato këngëtaret që nuk shqetësohet shumë për fjalët dhe shkrimet e mediave por si duket gjërat nuk po i ecin dhe aq mbarë.

Fifit i kanë vjedhur adresën personale të e-mailit dhe llogarinë e Instagramit. Kujtojmë se emaili-i është një mjet shumë i rëndësishëm pune dhe një gjë e tillë mund edhe t`i ketë prishur punë Fifit por për Instagramin nuk është shqetësuar dhe aq, teksa ka hapur një të ri.

“Nuk kam ndërmend as të ble një Instagram tjetër, as të paguaj ndonjë haker që të ma kthejë Instagram-in e tu hyj atyre punëve sepse nuk e kam problem. Kështu kam hapur një Instagram komplet të ri. Ai që ma ka marrë Instagram-in hallall i qoftë”, ka shkruar Fifi.

Të fundit