Flash News


KRYESORE

Pas largimit nga “Dancing with the stars”, Amarda Toska ka një urim për stafin

Mbrëmjen e sotme fillon spektakli i kërcimit “Dancing with the stars best” dhe ish-moderatorja e këtij formati, Amarda Toska, i ka uruar suksese të gjithë stafit.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Ami është shprehur se ky spektakël është i preferuari i saj.

“Sot dua ti uroj suksese për premierën skuadrës së ‘Dancing with the Stars Albania’, me të cilët kam kaluar disa sezone pune të mrekullueshme. Formati im i preferuar. Jam e sigurt që ky sezon do jetë vërtetë ‘plot yje’. Holta Kolaneci do na surprizosh siç ke bërë çdo edicion. Urime stafit, gjithë trupës së baletit dhe VIP-ave”, ka shkruar Ami bashkangjitur fotove.

Kujtojmë se vitet e kaluara Amarda Toska ka qenë moderatorja e këtij spektakli ndërkohë që këtë vit e drejton Almeda Abazi.

 

Të fundit