Flash News

KRYESORE

Pas largimit të Kasos, Alimadhi: Ikim nga takimi. Rudina Hajdari: Kjo është anija e fundit, po u larguam, bëhemi si PD-ja

Pas largimit të Kasos, Alimadhi: Ikim nga takimi. Rudina Hajdari: Kjo

Pas fjalës së mbajtur në tryezën e OSBE-së për reformën zgjedhore, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso është larguar. Më pas ka qenë deputeti Adriatik Alimadhi që i ka kërkuar Rudina Hajdarit si bashkë-kryetare e reformës zgjedhore, që të largohet nga tryeza dhe që votat e 39 deputetëve të opozitës në Kuvend të kushtëzohen me kodin e ri zgjedhor.

“Ju kërkoj të tërhiqemi nga ky takim dhe 39 deputetët të kushtëzojnë të gjitha lëvizjet derisa të marrë prioritet ndryshimi në kodin zgjedhor”, i tha Alimadhi Rudina Hajdarit.

Mirëpo Hajdari nuk e ka pranuar këtë propozim duke u shprehur se po të largoheshin do të silleshin si PD-ja. Ajo shtoi se kjo ishte edhe anija e tyre e fundit dhe nëse do të bojkotojnë sërish do të fundosen.

“Nëse ikim po sillemi si ata. Kjo është anija e fundit, nëse ata do të ikin ju siguroj se do të fundosen në fundin e historisë”, tha Hajdari.

Të fundit