Flash News

KRYESORE

Pas largimit të Ronaldos, Real Madrid prezanton Odriozolën. Perez: Kërkojmë përforcime

Pas largimit të Ronaldos, Real Madrid prezanton Odriozolën. Perez:

Tashmë që Ronaldo u bë lojtari i Juventusit, në  “Santiago Bernabeu” po kërkohen përforcime dhe ditën e sotme është bërë edhe prezantimi i lojtarit më të ri të “Los Blancos”, Alvaro Odriozola.

Futbollisti është blerë nga Real Betis për shifrën e 35 mln eurove dhe luan si mbrojtësi i krahut të djathtë.

Për përforcimin më të ri foli presidenti Fiorentino perez, i cili u shpreh me bindje se Odriozola do të ketë sukses tek madrilenët.

“Është një futbollist që ëndërronte të vinte këtu. Shumë klube e kërkonin, por ai ishte shumë i qartë për ekipin ku dëshironte të lunate. Ne e mirëpresim Álvaro Odriozola. Faleminderit që zgjodhe Real Madrid. Ke zgjedhur të vish te klubi më kërkues, që dëshmon genin fitues. Jam i sigurtë se me ne do të kesh sukses”, ka thënë Perez.

Perez gjithashtu thkesoi se Real Madrid është një ekip i madh dhe do të përforcohet me futbollistë të shkëlqyer.

Duhet të forcojmë të tashmen dhe të kaluarën. Ky është një ekip madhështor që do të përforcohet me futbollistë të shkëlqyer”, deklaroi presidenti madrilenëve.

Të fundit